HomeAktualitetDiaspora

Korrigjimi i kufijve/ Donald Trump do të presë në takim Hashim Thaçin

Korrigjimi i kufijve/ Donald Trump do të presë në takim Hashim Thaçin

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, pritet të takohet javën e ardhshme me presidentin e SHBA-së, Donald Trump.

Kosova Press shkruan se Thaçi dhe Trump do flasin për korrigjimin e kufijve Kosovë-Serbi.

Ky takim pritej, veçanërisht pas deklaratave të këshilltarit të presidentit Trump, John Bolton.

Bolton u shpreh në Kiev se politika amerikane nuk futet në marrëveshjet mes shteteve, qoftë kjo edhe korrigjimi i kufirit.

Mësohet se Thaçi dhe Trump do flasin edhe për marrëdhëniet dypalëshe dhe zhvillimet në Ballkanin Perëndimor.

Me theks të veçantë në procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, për një marrëveshje paqësore.