HomeDiaspora

“Kosova është shtet, Kosova nuk është shtet! Sherr midis ministrit të mbrojtjes serb dhe atij malazez

“Kosova është shtet, Kosova nuk është shtet! Sherr midis ministrit të mbrojtjes serb dhe atij malazez

Ministri serb i Mbrojtjes, Aleksandër Vulin ka kundërshtuar deklaratën e ministrit të Mbrojtjes së Malit të Zi Predrag Boshkoviç se Kosova është shtet.

“Kosova nuk është shtet, por territor përkohësisht në administrim të OKB-së e në përputhje me Rezolutën 1244”, ka thënë pasi Mali i Zi ka dërguar dy oficerë në misionin e KFOR-it.

“Kur Mali i Zi dërgon oficerë me mision në territorin e Serbisë, rregulli i parë është që të pyetemi edhe ne”- theksoi më tej Vulin.

“Ministri malazez i Mbrojtjes më zëshëm po e përfaqëson pavarësinë e Kosovës sesa Shqipëria. Do ta kishim respektuar më shumë dërgimin e ushtarëve malazezë, sikur vetëm një ushtar ta kishin dërguar për të mbrojtur manastiret e jo në shtab si mbrojtje të pavarësisë së Kosovës”, ka thënë Vulin.