HomeDiaspora

Kosova ikën nga Shkodra, gati stadiumi “Fadil Vokrri”

Kosova ikën nga Shkodra, gati stadiumi “Fadil Vokrri”

Loro Boriçi” nuk do të jetë më stadiumi ku Kosova do të zhvillojë ndeshjet si miqësore, por edhe zyrtare.

E gjitha kjo pasi stadiumi me emrin e ri “Fadil Vokrri” është thuajse gati, madje një natë më parë është zhvilluar edhe testi i fundit para ndeshjes së parë.

Stadiumi ka marrë formë dhe është gati të presë ndeshje edhe gjatë mbrëmjes, pasi është testuar edhe ndriçimi.

Kujtojmë që ndeshja e parë zyrtare pritet të zhvillohet më 13 gusht, Super Kupa e Kosovës, Drita – Prishtina.