HomeAktualitetKryesore

KPA shkarkon prokuroren e preferuar të Tik Llallës, i hapet rrugë a.rrestimit të Rovena Gashit

KPA shkarkon prokuroren e preferuar të Tik Llallës, i hapet rrugë a.rrestimit të Rovena Gashit

Komisioni i Posaçëm i Apelimit ka vendosur shkarkimin nga detyra të Prokurores Rovena Gashi, e njohur ndryshe si “krahu i djathtë” i ish prokurorit të Përgjithshëm Adriatik Llalla.

KPA artikulon në vendimin e marrë se Gashi nuk justifikon dot pasurinë e vendosur.

Trupi gjykues i KPA, vendosi në prani të vëzhgueses ndërkombëtare, se Gashi subjekt i rivlerësimit nuk ka të drejtë të ushtrojë funksionin e saj si prokurore.

Në 25 korrik të vitit të kaluar, anëtarët e KPK Genta Tafa, Pamela Qirko dhe Lulzim Hamitaj vendosën shkarkimin e prokurores nga detyra.

Gashi, e pezulluar nga detyra për shkak se ishte nën hetim për fshehje pasurie, nuk ishte e pranishme në seancën e asaj kohe.

ILDKPKI konstatonte se deklarimet nuk jane te sakta, ka mungesë burimesh per pasurine qe ka dhe ka deklarim të rremë te pasurisë.