HomeAktualitetKryesore

KQZ iniciativ për të nxjerr jashtë funksioni qeverinë katër muaj para zgjedhjeve! Këto janë aktivitetet që do ti ndalohen kryeministrit dhe kryetarëve të bashkive pas 25 dhjetorit

KQZ iniciativ për të nxjerr jashtë funksioni qeverinë katër muaj para zgjedhjeve! Këto janë aktivitetet që do ti ndalohen kryeministrit dhe kryetarëve të bashkive pas 25 dhjetorit

Prerja e shiritëve, prezantimi i projekteve, dhurimi i çelësave të shtëpive dhe shpërndarja e lejeve të legalizimeve nuk duhet të ndodhin më pas 25 dhjetorit.

Është ky është vendimi i marrë nga Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve dhe do të hyjë në fuqi më 25 dhjetor, ku sipas KQZ këto aktivitete konsiderohen si një abuzim i partisë në pushtet me burimet shtetërore në funksion të zgjedhjeve.

Nga ky vendim preken edhe zv.kryeministri, ministrat, zv.ministrat, kryetartë ebashkive dhe nënkryetarët e tyre, drejtorët e përgjithshëm të agjencive dhe drejtorët e sh,a, thuhet në dokumentin e publikuar nga Abc Neës.

Kufizimi i qeverisë 4 muaj përpara zgjedhjeve u vendos në Kodin Zgjedhor gjatë negociatave në Këshillin Politik. Në zbatim të tij, KQZ ka shkruar këto specifikime, ku tregon zyrtarët e lartë të cilëve ju lejohen disa aktivitete.

Lista përfshin: kryeministrin, Zëvendëskryeministri, ministrat dhe zëvendësministrat, kryetarët dhe nënkryetarët e bashkive, drejtorët e përgjithshëm të agjencive, apo shoqërive si: OSHEE, Ujësjellës, Posta, etj.

Këta zyrtarë ndalohet të organizojnë apo të marrin pjesë në aktivitete ku priten shirita elektoralë apo prezantohen projekte të investimeve në fushën e transporteve, energjisë, mjedisit, shëndetësisë, kulturës dhe arsim.

Gjithashtu ndalohet të reklamohen objekte të rindërtuara ose në proces rindërtimi për shkak të fatkeqësive natyrore, sic mund të jenë shtëpitë apo shkollat e ringritura pas tërmetit.

Ndalohet po ashtu shpërndarja në veprimtari publike të lejeve të legalizimeve, një sport i preferuar i të gjithë politikanëve.

Qeverisë i ndalohet të marrë vendime për rritjen e pagave, pensioneve, mbështetjes ekonomike apo sociale, uljen ose heqjen e taksave, vendosjen e amnistive fiskale, privatizimin apo dhënien e pasurive a të shpërblimeve, të dhëna që mund të joshin elektoratin.

Qeveria do të vazhdojë të funksionojë, por për co aktivitet, cdo institucion duhet të njoftojë KQZ-në 5 ditë përpara. Nëse Celibashi do ti vlerësojë si të ndaluara, ato duhet të anulohen dhe nuk lejohet transmetimi i tyre në media.

Në dokumentin e hartuar nga zyra e Ilirjan Celibashit ka penalitete për zyrtarët, partitë dhe kandidatët që nuk i zbatojnë këto rregulla, gjoba të cilat shkojnë nga 10 000- 500 000 lekë të reja.

Por që ky dokument të zbatohet, duhet që të miratohet në Komisionin Rregullator në KQZ, aty ku partia në pushtet ka shumicën e anëtarëve. ABC ka mësuar paraprakisht, se Partia Socialiste kundërshton pjesën më të madhe të këtyre kufizimeve dhe do të kërkojë në KQZ tërheqjen e tyre.

ZYRTARËT QË JU NDALOHEN AKTIVITETET

Kryeministri

Zëvendëskryeministri

Ministrat

Zëvendësministrat

Kryetarët e bashkive

Zv.kryebashkiakët

Drejtorët e përgjithshëm të agjencive

Drejtorët e sh.a (OSHEE, Ujësjellësat, Posta, etj)

AKTIVITETET QË NDALOHEN

promovimin e projekteve dhe/ose të investimeve në transporte, energji, mjedis, shëndetësi, kulturës dhe arsim; promovimin e objekteve të rindërtuara ose në proces rindërtimi për shkak të fatkeqësive natyrore; shpërndarjen në veprimtari publike të lejeve të legalizimeve; rritjen e pagave, pensioneve, mbështetjes ekonomike apo sociale, uljen ose heqjen e taksave, vendosjen e amnistive fiskale, privatizimin apo dhënien e pasurive a të shpërblimeve

GJOBAT PËR SHKELËSIT

Kush nuk raporton aktivitetet në KQZ 10 000- 50 000 lekë

Titullarët që pengojnë raportimin 10 000- 50 000 lekë

Partitë/kandidatët që përsërisin shkeljen 100 000 – 500 000 lekë