HomeAktualitet

KQZ u jep mandatet 4 deputetëve të rinj të LSI, Kryemadhi: Tradhëtarët nuk do të falen!

KQZ u jep mandatet 4 deputetëve të rinj të LSI, Kryemadhi: Tradhëtarët nuk do të falen!

KQZ i dha sot mandatin 4 deputetëve të rinj nga radhët e Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, i cilësoi ‘tradhtarë’ ata që dolën kundër vendimit të kësaj force për djegien e mandateve dhe pranuan të hyjnë në parlamentë.

Sipas Kryemadhit të gjithë ata që tradhëtuan LSI nuk do të falen.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi t’i japë mandatin e deputetit kandidatit Edmond Abazi, duke zëvendësuar në këtë mënyrë ish-deputetin e LSI-së Endrit Braimllari.

Po kështu KQZ i ka dhënë mandatin dhe znj. Aurora Marës nga lista e kandidatëve për deputetë të LSI-së e cila zëvendëson ish-deputetin e Dibrës Përparim Spahiu.

Enver Roshi në qarkun e Elbasanit po kështu do të jetë deputet i LSI-së në Kuvend, në vend të Edmond Haxhinastos.

Vendimet hyjnë në fuqi menjëherë dhe botohen në fletoren zyrtare.

Kundër këtij vendimi mund të ankimohet në Kolegjin Zgjedhor brenda 30 ditëve nga shpallja e vendimit.