HomeSport

“Krenar që jam pjesë e Shqipërisë”, postimi i Stavro Pilo bën “zhurmë” te rivalët! Reagojnë mediat greke

“Krenar që jam pjesë e Shqipërisë”, postimi i Stavro Pilo bën “zhurmë” te rivalët! Reagojnë mediat greke

Mbrojtësi i krahut të majtë Stavro Pilo, realizoi debutimin te Shqipëria në ndeshjen vendimtare kundër Polonisë, ndonëse nuk u mbyll me sukses, eliminimi nga faza “Play-Off” e Kupës së Botës.

Pas përfundimit të grumbullimit te Kombëtarja për sfidat kundër Polonisë dhe Ukrainës, 25-vjeçari reagoi në rrjetet sociale, duke u shprehur krenar për festën te Shqipëria, sikurse i uritur për të ardhmen.

Postimi i Pilo ka bërë “bujë” edhe te mediat greke, kjo për faktin se mbrojtësi luan me AEK-un e Athinës në Superligën helene.

“Sport 24” nga Greqia i ka kushtuar lajm të veçantë postimit nga Pilo, madje duke përmendur edhe detajin e krenarisë së lojtarit për debutimin te Shqipëria.