HomeAktualitetKryesore

Kreshnik Spahiu: Ata janë bashkë, dhe s’e rruajnë hiç për popullin!

Kreshnik Spahiu: Ata janë bashkë, dhe s’e rruajnë hiç për popullin!

Nga Kreshnik Spahiu

Reforma më e çuditshme elektorale në botë sapo ndodhi në Shqipëri.

Merrëveshja: “Mos ndryshojmë asgjë”

Dje marrveshja e 17 Maj u përsërit sërish po me një ndryshim: Në 2017 PD mori gjysmën e qeverisë për të kontrrolluar zgjedhjet, ndërsa dje fitoi “mos ndryshimin e sistemit elektoral”.

Që Basha dhe Rama nuk e rruajnë fare fare për popullin kjo dihet, por që të tallen kaq shpesh kjo është fyerje e inteligjensës sociale.

Nuk habitem fare fare që ata bën pazar por jam i tronditur si nuk ka një zë brenda opozitës që ta kundërshtojë.

Pse heshtin mijëra dhe mijëra demokrat?

– ata heshtin sepse gjithë intelektualët janë larguar nga Partia Demokratike

– ata heshtin sepse aty ka mbetur llumi i shoqërisë

– ata heshtin se nuk i lidh asnjë ideal por thjesht presin ndonjë vend pune

– ata heshtin se janë ish-pushtetar

– ata heshtin se s’duan të përfundojnë si lecka jashtë partisë

– ata heshtin se mund vriten ose pësojnë aksident si Azemi, Gramozi, Sokoli….

– ata heshtin se s’kanë alternativë tjetër.

Po a ka ende budallenj që besojnë se Rama dhe Basha janë në kundërshtar dhe nuk aktrojnë?

– ata janë bashkë se nuk ka rëndësi kush ka qeverinë por kush sundon shoqërinë

– ata janë bashkë se është e vetmja mënyrë mos hetohen nga SPAK

– ata janë bashkë që mos ndryshojnë sistemin dhe ruajnë 30 vjet të tjera establishentin

– ata janë bashkë sepse ndajnë paratë dhe pasurinë kombëtare

– ata janë bashkë se janë 4 familjet më të pasura në Ballkan

– ata janë bashkë se janë të vetmit politikanë në Europë që sundojnë prej 30 vjetësh

– ata janë bashkë se e ndjejnë çfarë urrejtje ka populli për ata.

– ata janë bashkë se me çdo sistem tjetër elektoral do dilnin në pension

– ata janë bashkë kundër ambasadorve dhe projekteve për drejtësinë e re.

Ata kanë qëne dhe janë bashkë që në 2008 kur Berisha vrau 26 qytetar dhe plagosi 300 në fabrikën e tij në Gërdec, e për ti shpëtuar burgut firmosi Marrëveshjen e përjetshme me Edi Ramën.

Ata janë bashkë dhe kjo nuk është aspak një gjë e re. Ajo çfarë rëndon inteligjencēn, mbetet për tu parë: Pse ka ende mijëra turma injorantësh që i shkojnë pas duke marr në qafë të ardhmen e Shqipërisë, të shoqërisë dhe familjeve të tyre!

Ata janë bashkë, more të mjerë dhe s’e rruajnë fare fare për Ju.