HomeAktualitet

Kreshnik Spahiu: 5 pistat e sulmit ndaj Sali Berishës!

Kreshnik Spahiu: 5 pistat e sulmit ndaj Sali Berishës!

Ky është një moment politik ku situata mund të eskalojë shumë rëndë në Shqipëri. Ishte kjo deklarata e juristit Kreshnik Spahiu ndërsa komentoi në “Now me Erla Mëhillin” sulmin ndaj Berishës më 6 dhjetor.

Ai renditi 5 pista të sulmit ndaj kryedemokratit.

Një i çmendur e pa në televizor Sali Berishën, e urren politikisht dhe tha unë do bëhem Avni Rustemi, do e godas.

E kanë bërë kundërshtarët brenda partisë

Individë të caktuar që kanë probleme të vjetra me Sali Berishën

Mund t’ia kenë bërë shërbime jo europiane, anti-shqiptare

Ose ato që nuk janë anti-shqiptare, për dy mesazhe të qarta, ose atë të destabilizimit, ose atë që tregon se është kaluar vija e kuqe dhe sulmi është paralajmërimi i fundit

Spahiu tha se janë dy alibi që duhet të rrëzohen sa më shpejt të jetë e mundur, fillimisht ajo se Sali Berisha e ka porositur vetë incidentin

“Duke njohur karakterin e Sali Berishës, ai edhe vrasjen do ta pranonte, por jo të rrihej publikisht,” – deklaroi juristi.

Alibia e dytë që duhet të rrëzohet është se Edi Rama kishte interes për të porositur sulmin ndaj Berishës.

“Edi Rama është njeriu i cili i shmang konfliktet fizike dhe personale. Edi Rama nuk është trim, Edi Rama e di që një ditë do të largohet nga kryeministër dhe nuk i hyn rrugës së hakmarrjes politike apo gjakmarrjes me individë apo familje të forta në Shqipëri,” – u shpreh Spahiu.