HomeBlog

Kreshnik Spahiu del me paralajmërimin e frikshëm, flet për skenarin e rëndë që po përgatitet: Aromë e një lufte civile vëllavrasëse! Kjo parti duhet shkrirë se do digjet Shqipëria…

Kreshnik Spahiu del me paralajmërimin e frikshëm, flet për skenarin e rëndë që po përgatitet: Aromë e një lufte civile vëllavrasëse! Kjo parti duhet shkrirë se do digjet Shqipëria…

Analisti dhe avokati Kreshnik Spahiu i teka ka komentuar vrasjen politike të ndodhur ditën e djeshme në Elbasan, ku viktima Pjerin Xhuvani u qëllua me armë zjarri nga shtetasi Arbër Papleka u shpreh se të gjitha janë strategji antikombëtare dhe aromë e një lufte civile vëllavrasëse.

“Armatosja e veriut për të “çliruar” Tironën, Elbasanin dhe Durrësin.

– Legjitimimi vrasjeve nën petkun e mbrojtjes votës

– Glorifikimi i vrasësve si heroj “Avni Rustem”

– Eleminimi i kundërshtave që kanë “tardhëtuar” kryetarin e partisë.

– Bllokimi i çdo furgoni me sufllaqe apo ndërprerja e çdo iftari me justifikimin se po blihen vota.

– Lehja si qen e analistve në çdo ekran pro vrasjeve

– Baltosja apo paragjykimi i viktimave dhe nëpërkëmbja e tyre nga mediat ende pa u varrosur.

Të gjitha janë strategji antikombëtare dhe aromë e një lufte civile vëllavrasëse. Shqipëria s’është për tu kallur se kush merr tre mandate më shumë PD apo PS.

Më mirë të shkrihet LSI-ja sesa të digjet Shqipëria.

Ideatori i këtij plani ogurzi e provoi një herë në 1997

Duajeni Shqipërin? më shumë se partinë…”, shkruan Kreshnik Spahiu.