HomeDebat

Kreshnik Spahiu i revoltuar, thumbon me mesazhin: Jetojmë në epokën e Donaldit dhe Gaz Bardhit

Kreshnik Spahiu i revoltuar, thumbon me mesazhin: Jetojmë në epokën e Donaldit dhe Gaz Bardhit

Juristi i njohur Kreshnik Spahiu ka bërë një reagim ironik për situatën në Shqipëri. “Jetojmë në epokën e Donaldit, Beatriksit, Gaz Bardhit, Teas apo Enxhit. Ata ndryshe nga Kadareja ndiqen 24 orë nga 10 milion shqiptarë”, shkruan i revoltuar Spahiu.

Postimi i Spahiut

Sapo dëgjova intervistën brilante të Ismail Kadaresë me gazetaren Rudina Xhunga mbi “Mbi qytetrimin, patriotizmin dhe largimin e shqiptarve nga Atdheu”, por u trishtova kur pashë se ishte ndjekur në TV nga 50 mijë shikues!

Papritmas, u kujtova që jetojmë në epokën e Donaldit, Beatriksit, Gaz Bardhit, Teas apo Enxhit. Ata ndryshe nga Kadareja ndiqen 24 orë nga 10 milion shqiptarë!