HomeAktualitetDebat

Kreshnik Spahiu: “Mrekulli opozitare”! 90% e mediave shanin që në mëngjez qeverinë dhe Ramën, apo i paguan Meta dhe Berisha?!

Kreshnik Spahiu: “Mrekulli opozitare”! 90% e mediave shanin që në mëngjez qeverinë dhe Ramën, apo i paguan Meta dhe Berisha?!

Ish-kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu përmes një postimi në rrjetet sociale ka ‘thumbuar’ ashpër Presidentin Ilir Meta dhe ish-kryeministrin Sali Berisha.

Spahiu shkruan se mëngjesin e sotëm teksa po lexonte gazetat vërehu se 90% e tyre, sipas tij, kritikonin Ramën. Teksa e quan një mrekulli opozitare këtë, Spahiu hedh dyshimet se mos vallë këto media i paguan Meta dhe Berisha.

Sot lexova gazetat shqiptare: 90% e tyre kritikonin qeverinë dhe shanin Edi Ramën. U gëzova shumë. Unë e quaj mrekulli opozitare dhe i duartrokas por kisha një pyetje:

Shqipëria qenka model i pavarsisë mediave dhe fjalës së lirë apo këto i paguan më shumë Meta me Berishën?”, shkruan Spahiu.

Kjo deklaratë e Spahiut vjen pas akuzave të Presidentit Meta se media shqiptare nuk është e lirë dhe vuan nga presioni i politikës, madje bëri thirrje për të krijuar një media të re.