HomeAktualitet

Kreshnik Spahiu publikon foton e politikanit që tundi Kuvendin e Malit të Zi: S’jam as serb e as malazez…

Kreshnik Spahiu publikon foton  e politikanit që tundi Kuvendin e Malit të Zi: S’jam as serb e as malazez…

Shqiptari Dritan Abazoviçi, i cili mori postin e zv.kryeministrit në Mal të Zi, mbajti një fjalim të zjarrtë para dy ditësh në Kuvend.

Ai u shpreh i prerë se nuk është as serb, as malazez, por është pjesëtar i një komuniteti që politika e Malit të Zi e ka shtypur.

Nisur nga kjo deklaratë të Abazoviçit, ka reaguar edhe ish-kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Spahiu e përgëzon shqiptarin Abazoviç për fjalimin e tij që ‘tundi’ Kuvendin e Malit të Zi dhe bëri krenarë gjithë shqiptarët.

“Dritan Abazoviç shpërthen në parlamentin e Malit Zi. Bravooooo”, shkruan Spahiu.