HomeAktualitet

Kreu i AMA-s “ngre në këmbë” ndërkombëtarët! Kuvendi injoron thirrjet dhe voton projektvendimin: Pritet të numërohen votat

Kreu i AMA-s “ngre në këmbë” ndërkombëtarët! Kuvendi injoron thirrjet dhe voton projektvendimin: Pritet të numërohen votat

Thirrje të shumta erdhën nga ndërkombëtarët për të mos votuar projektvendimet për zgjedhjen e kryetarit të AMA-s, por deputetët i kanë injoruar thirrjet.

Deputetët kanë votuar projektvendimet e rendit të ditës, ndër të cilat edhe për projektvendimin për zgjedhjen e kryetarit të AMA-s. Pavarësisht thirrjeve të partnerëve ndërkombëtar për të shtyrë për në shtator zgjedhjen e kreut të AMA-s, Kuvendi nuk bën kthim pas.

Me 83 vota pro deputetët votuan në krye të AMA-s, kandidaturën e Armela Krasniqit. Në garë ishte gjithashtu edhe Alket Dibra që u votua me vetëm 9 vota.

Që në mëngjes, Bashkimi Europian, OSBE dhe Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar u kanë bërë thirrje deputetëve që të tërhiqen nga kjo çështje për t’ia lënë në duar legjislaturës së ardhshme në Shtator.