HomeAktualitetDebat

Kreu i PD Lushnjë në “sulm” vetëm: Studentët të shporrin Ramën, Bashën, Metën e Kryemadhin!

Kreu i PD Lushnjë në “sulm” vetëm: Studentët të shporrin Ramën, Bashën, Metën e Kryemadhin!

Kryetari i Partisë Demokratike në qytetin e Lushnjës, Myslim Murrizi, ka kërkuar nga studentët që të përzënë të gjithë politikanët që kanë hartuar Ligjin për Arsimin e Lartë.

Në një postim në rrjetet sociale, deputeti i PD-së shkruan se të gjithë krerët e partive politike nga të gjitha kahet, duke nënkuptuar me këtë kryeministrin Edi Rama, kreun e PD-së Lulzim Bashën, Kryetaren e LSIU-së Monika Kryemadhin dhe presidentin Ilir Meta, të cilët ai i quan vemj, duhet të shporren sa më parë që të jetë e mundur.

“Ky ligj ka krijuar nje GRUP VEMJESH nga te dy krahet e politikes qe bredhin si Ku…. nga nje qark ne nje tjeter per te fshehur kurvellikun politik dhe fytyren apatike mashtruese perpara VOTUESEVE DHE QYTETAREVE.”-shkruan ai.

Murrizi u sugjeron studentëve të kërkojën lirimin e ligjit për arsimin që sipas tij është kapur nga këta persona, pasi vetëm në këtë mënyrë do të mund të realizojnë plotësimin e të gjitha kërkesave të tyre.

“KERKONI ÇLIRIMIN E SISTEMIT POLITK QE ESHTE I KAPUR PREJ FYTI NGA KY LIGJ HIPOKRIT DHE NGA 2-3 KRYETAR, SE I KENI REALIZUAR TE GJITHA KERKESAT TUAJA.”- shprehet deputeti i PD-së në postimn e tij.