Deputetja e opozitës Rudina Hajdari ka shpërthyer në sallën e Kuvendit ndërsa theksoi se kryeministri Edi Rama dhe lideri i PD-së, Lulzim Basha se nuk e duan reformën zgjedhore.
Ajo tha se Rama dhe Basha duhet të dalin para popullit dhe të shpallen diktatorë.
“Sot kam ardhur të flas për Këshillin Politik që u mblodh për të reformuar sistemin zgjedhor dhe sot përfundoi duke e lënë ashtu atë sistem. PD-PS dhe LSI ranë dakord se sistemi aktual është më mirë. Sistemi aktual nuk ka asnjë lloj problemi, thanë ta lëmë ashtu siç ishte. Po mirë kjo opozita jashtë parlamentare pse i dogji mandatet kur numërimi i votave është mirë, votimi është mirë, administrimi.
U ra dakord se dhe sistemi zgjedhor nuk do të ndryshoj. E kuptoj mirë Ramën që se do reformën. Por s’kuptoj atë opozitën jashtë, atë kryetar që nuk do të hapë listat. Do që të rrijë në status-quo. Pse do ta ruajë atë? Ndaj ne në këtë kuvend kemi marrë përsipër që të bëjnë diçka tjetër. Besoj fort se ai këshill politik, ajo opozitë jashtëparlamentare, mori vetëm një gjë; një tender për identifikimin biometrik. I nxorri njerëzit në rrugë, bëri revolucion.
Për këtë e bëri luftën? Për një tender. Më vjen keq që u ula në atë këshill. Që u ula në atë këshill për 2 orë. Unë nuk u ula në atë tryezë për të bërë tendera. Më vjen neveri kur mendoj që në atë tryezë u arrit ajo që nuk duhet të ndodhte. Nuk donim luftë cilivile në këtë vend, ndaj respektuam këtë Kuvend. Ndaj zoti Edi Rama, kryeministër, duhet të respektoni dhe ju këtë institucion dhe mos të bëni këtë që bëjnë ata jashtë.
Nëse ke ndërmend që të shpallesh diktator në sytë e botës, diktator bashkë me Bashën. Dilni bashkë aty dhe pranoheni para popullit dhe iu thoni që jeni diktator. Kjo është detyra jote, t’u japësh shqiptarëve listat e hapura dhe të mos mbrosh interesin tënd dhe opozitarin. Nëse do t’i thuash këtë botës që do të shpallës diktator mos e mbaj premtimin por duhet ta mbash premtimin sepse ku Kuvend nuk mund ta lërë atë kod zgjedhor siç është.
Ne nuk do i kthejmë kurrizin shqiptarëve. Do ta kundërshtojmë atë kod deri në fund. Janë ata njerëz që kanë hedhur baltë mbi këta deputetë por ja ku janë sot. Ka ardhur koha për një garë reale. Ka ardhur koha që para popullit të fitojë ai që e meriton. Nuk ka votë, nuk ka kod nuk ka asgjë që mund të negociosh në këtë parlament pa ndryshuar zërin e opozitës dhe të popullit shqiptar.”, tha Hajdari.

