HomeAktualitetKryesore

Krimet e Rënda marrin vendimin, tre Prokurorë të Shkodrës nën hetim për korrupsion (Emrat-Vendimi i plotë)

Krimet e Rënda marrin vendimin, tre Prokurorë të Shkodrës nën hetim për korrupsion (Emrat-Vendimi i plotë)

Ndaj 3 Prokurorëve të Shkodrës është kërkuar të nis hetimi ndaj 3 Prokurorëve të Shkodrës nga Gjykata e Krimeve të Rënda.

Ky vendim ndaj Granit Shaku, Arben Smaçi dhe Blerta Hamza është siguruar nga Report TV ku është vendosur mosfillimi i hetimeve vendosur më pare nga Prokuroja e Krimeve të Rënda, Sonila Muhametaj.

Vendimi i Apelit për Krimet e Rënda mban datën 4 qershor dhe i është përcjell për dijeni palës paditësve në këtë rast shtetasve Molla si dhe prokurorisë së krimeve. Nga ana e saj kjo Prokurori pritet të hedh shortin për të caktuar se cili do të jetë prokurori që do të hetojë për korrupsion tre kolegët e tij nga akuza e Shkodrës.

Simon e Ndoc Molla janë banorë të Bushatit të cilët prej më shumë se një dekade kundërshtojnë ndërtimin e stallës së derrave pranë banesave të tyre. Për këtë situatë ata kanë kallëzuar penalisht dhe gjyqtar të Gjykatës së Lartë që pas tyre kanë lejuar këtë biznes që u rrezikon atyre jetën.