Nga Gurali Brahimllari
“SEMUNDJA” e të shtuquajturve “Kriminologë Mediatikë” nuk qenka vetëm problem shqiptar.
Figura që shfaqen rregullisht, thuajse çdo mbrëmje, në televizione dhe në rrjete sociale për të komentuar çështjet e kronikës dhe rastet sensitive në hetim apo gjykim, qenkan problem edhe në shtetin italian.
Madje, ndryshe nga atje, tek ne, FIGURAT mediatike shpesh nuk kanë asnjë lidhje me kriminologjinë apo të drejtën penale….
Por formimi i cekët në këtë fushë nuk i pengon “opinionistët” tanë që të formulojnë në studiot televizive AKUZA dhe, madje, të “bindin” opinionin publik se i arrestuari është Autori i veprës penale. Shpesh disa prej tyre caktojnë edhe formën e bashkëpunimit dhe japin “pretencën”, duke përcaktuar masën e DENIMIT.
Situata e paraburgimeve nuk i shqetëson…
Për ta nuk ka rëndësi as kalimi i afateve të paraburgimit dhe qëndrimi i gjykatës për të zëvendësuar masat e sigurimit (sikurse ndodhi disa ditë më parë me shtetasin kinez, ish-CEO-n e Bankers, të emëruar më 27.11.2024).
Në Itali, kundër kësaj fryme mediatike, reagoi shoqata e kriminologjisë… Është koha që të ketë reagim të fuqishëm edhe nga Dhoma e Avokatisë dhe institucionet e tjera, në mbrojtje të prezumimit të pafajësisë dhe ndalimit të “gjyqeve popullore”.
Vendimi që pritet nga Kolegjet e Bashkuara në lidhje me kushtet e paraburgimit është vetëm një HAP në drejtimin e duhur, por sidoqë të vendosë, jam i bindur se KRIMINOLOGËT MEDIATIKË do të bëjnë “gjyqin” edhe Kolegjeve….
Më poshtë linku i artikullit të shoqatës italiane të kriminologjisë:

