HomeAktualitetDebat

Krisje e aleancës me PD?! Nënkryetarja e LSI: Do rishikojmë vendimarrjen

Krisje e aleancës me PD?! Nënkryetarja e LSI: Do rishikojmë vendimarrjen

Opozita e pranon se ka marrë vendime të gabuara.

Nenkryetarja e LSI njeheresh kandidate për deputete e LSI, Kejdi Mehmetaj e pohoi diçka të tillë në studion e “7 pa 5” në “Vizion Plus”, me gazetarin Thimi Samarxhiu.

Ajo tha se për shkak të këtyre vendimeve të gabuara, PD-LSI mund të rishikojnë vendimmarrjen.

“Mund të flasim për shumë vendime të gabuara, por ende nuk është koha për të folur për vendimet e gabuara, vendime që datojnë këti e 2-3 vite përpara.

Nuk është koha kjo tani, është me e rëndësishme të kuptojmë dhe dokumentojmë çfarë ndodhi me zgjedhjet e më pas të futemi në analiza e të rishikojmë vendimmarrjen.”