HomeAktualitetSport

Kristian Prenga i pandalshëm, fitore me K.O në Toronto kundër kampionit kanadez (Video)

Kristian Prenga i pandalshëm, fitore me K.O në Toronto kundër kampionit kanadez (Video)

Kristian Prenga pasi mposhti këdo që i doli përpra në “kick-box”, po ngjit më së miri shkallet e karrierës dhe në boks. 27-vjeçari mposhti mbrëmë në ‘Toronto’ të Kanadasë kampionin e këtij vendi me konck-out teknik.

Kundër Tim Chemelli, shqiptari mori fitoren në raundin e dytë, kur pas një breshëri grushtash prej tij dhe disa reagimesh të kundërshtarit në fund arriti ta ulte në gjunjë, duke sinjalizuar fitoren. Në Toronto Prenga pati mbështetjen e shumë shqiptarëve, që padyshim i dhanë një shtysë boksierit.

Kjo ishte fitorja e 3-të me K.O në 8 sfidat e zhvilluara, nga ku ka dështuar vetëm njëherë, në atë përballë Giovanni Auriemma. Me këtë ritëm mirditori po ngjit shumë shkallë në renditjen e përgjithshme, ku tashmë ndodhet i pozicionuar në vendin e 250 nga 1212 boksierë të regjistruar në peshat e rënda.

Kujtojmë se Kristian Prenga zotëron dy tituj kampion Europe dhe një kampion bote në ‘kick-box’.