HomeAktualitet

Kroçiera “Nautica” sërish në Durrës brenda muajit

Kroçiera “Nautica” sërish në Durrës brenda muajit

648 turistë amerikanë, anglezë, kanadezë, australianë, etj., mbërritën mëngjesin e sotëm në portin e Durrësit me kroçierën “Nautica”.

Anija turistike ka qëndruar mëngjesin e sotëm në kalatën portuale nr.5 dhe ka sjellë në vendin tonë turistë nga 18 vende të ndryshme të botës mes të cilëve edhe nga kontinente të largëta si

Australia, Amerika e Veriut, Zelanda e Re.
Nuk mungonin vizitorët edhe nga vendet e BE-së si Gjermani, Belgjikë, Holandë, Poloni etj.