HomeBota

Kryebashkiaku demokrat i Nju Jorkut: Kapja e Maduro-s, akt lufte dhe shkelje e ligjit ndërkombëtar

Kryebashkiaku demokrat i Nju Jorkut: Kapja e Maduro-s, akt lufte dhe shkelje e ligjit ndërkombëtar

Sipas CNN, Zohran Mamdani, kryebashkiaku i Partisë Demokratike i New York-ut, e ka kritikuar hapur dhe me forcë operacionin për kapjen e Nicolás Maduros.

CNN raporton se Mamdani e konsideron këtë veprim ushtarak ndaj një kryetari shteti të huaj si “akt lufte” dhe si shkelje të ligjeve ndërkombëtare dhe federale që rregullojnë përdorimin e forcës dhe autorizimet për konfliktet e huaja.

Kjo është një deklaratë e fuqishme brenda SHBA-ve kundër operacionit për kapjen e Maduro-s.

Në Nju Jork jeton një komunitet shumë i gjerë venezuelian.

Maduro dhe bashkëshortja e tij janë dërguar në New York sipas disa mediave amerikane për t’u përballur me akuza federale.

Shtetet e Bashkuara nuk e kanë autorizuar zyrtarisht këtë operacion përmes Kongresit – shkruan The New Republic.