HomeAktualitetKryesore

Kryemadhi bën telefonata urgjente në panik: Kërkon mbeshtetje për shfaqjen e radhës 8 Korrik nga ata që e urrejnë…familjet shqiptare

Kryemadhi bën telefonata urgjente në panik:  Kërkon mbeshtetje për shfaqjen e radhës 8 Korrik nga ata që e urrejnë…familjet shqiptare

Monika Kryemadhi ka rikujtuar sërissh protestën e 8 korrikut, që do të mbahet nga opozita. Përmes një statusi në ‘Facebook’, Kryemadhi bën me dije se ka komunikuar me të gjitha strukturat e LSI-së në të gjithë Shqipërinë. Sipas Kryemadhit, fryma e qëndresës ndaj sistemit autokrat dhe qeverisë korrupsionit është e jashtëzakonshme. Gjithashtu kryetarja e LSI paralajmëron se do të ketë takime, por nuk jep detaje më të hollësishme.

Statusi i plotë:

Sot, të shtunën në zyrë duke komunikuar me të gjitha strukturat e LSI-së në të gjithë Shqipërinë. E jashtëzakonshme fryma e qëndresës ndaj sistemit autokrat dhe qeverisë së krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Entuziazëm në çdo familje shqiptare për ndryshimin e këtij sistemi të kalbur.

Ftoni familjarët, miqtë, shokët, të bëhemi të gjithë bashkë më 8 korrik.

Gjatë pasdites vazhdojmë me takime në Tiranë