HomeBlog

Kryemadhi ngatërroi Metën me Ramën/ “Padashje Moni ka thënë të vërtetën”! Juristi Romeo Kara nxjerr prapaskenat e rëndësishme: Likja, kopsiti aferën…

Kryemadhi ngatërroi Metën me Ramën/ “Padashje Moni ka thënë të vërtetën”! Juristi Romeo Kara nxjerr prapaskenat e rëndësishme: Likja, kopsiti aferën…

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, gjatë një takimi me banorët e Saukut në njësinë nr. 2 në Tiranë, ka ngatërruar presidentin Ilir Meta dhe kryeministrin Edi Rama.

Teksa po akuzonte qeverinë për situatën e përmbytjeve, Kryemadhi në vend që të thoshte se ka parë Ramën duke bërë xhiro me maskë, tha presidenti.

Pas kësaj gafe të Kryemadhit, ka ardhur reagimi i juristit Romeo Kara, i cili shkruan se ‘padashje Moni ka thënë të vërtetën’.

“Padashje Moni, ka thene te verteten, sepse pikerisht kur u permbyt Shkodra në fund të vitit 2010, presidenti i sotem dhe zevendes kryeministri i atehershem Likja, ishte për pazare në Prage se bashku me Kastriot Ismailajn, ku ata kopsiten aferen korruptive DIA-CEZ.

Qendrimi tek Hotel Mandarin, në rrugen: Nebovidská 459/1, 118 00 Malá Strana, Czechia.

Faturat e hotelit i jane bere të ditur publikut qe atehere një gazetë”, shkruan Kara.