HomeAktualitetDebat

Kryemadhi një mendje me Berishën: Basha nuk e rrëzon dot Ramën!

Kryemadhi një mendje me Berishën: Basha nuk e rrëzon dot Ramën!

“Po të kishte bërë Meta opozitarin, Ramën do e kishim rrëzuar me kohë.”

Kështu është shprehur një ditë më parë në emisionin “Open”, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi.

Edhe pse nuk e ka shprehur tekstualisht, ajo ka lënë të nënkuptohet se Lulzim Basha, si kryetar i opozitës, nuk e bën dot këtë gjë, ndryshe nga Ilir Meta, që sipas Kryemadhit, do ta rrëzonte Ramën si kryeopozitar, në vend të Lulzim Bashës.

Këtë në fakt, nuk e mendon vetëm Kryemadhi dhe LSI. Njësoj mendojnë edhe demokratët. Madje edhe vetë Sali Berisha.

Ai është shprehur muaj më parë, se me këtë gjëndje, Partia Demokratike nuk e rrëzon dot me zgjedhje Edi Ramën.

Berisha e ka argumentuar këtë, me vjedhjen e votave, por arsyeja e vërtetë, është Lulzim Basha, një kryetar që e ka zhytur keq e më keq PD-në, që prej marrjes së drejtimit të saj.