HomeAktualitetKryesore

Kryemadhi shikon ëndërra: Sulmon Erion Veliajn, dhe “zbulon” kryeministrin e ardhshëm

Kryemadhi shikon ëndërra: Sulmon Erion Veliajn, dhe “zbulon”  kryeministrin e ardhshëm

Monika Kryemadhi akoma vazhdon me deklaratat e saj se kryeministri Rama, ka vendosur që ta lërë jashtë kandidimit nga Bashkia e Tiranës. Erion Veliaj është treguar “skemaxhi” dhe “inteligjent” pasi ka nuhatur tentativën e Edi Ramës për ta lëvizur nga Bashkia e Tiranës.

Kryetarja e LSI tha se opozita e ka të qartë kush do të jetë kryeministri i radhës.

Pjesë nga intervista në emisionin “Tonight” në Ora News:

Zoti Veliaj është treguar pak skemaxhi, mund të them edhe pak inteligjent, pasi Rama po mundohet ta lëvizë nga kandidati për Bashki.

Rama apo ju?

Opozita do të ketë kandidatin e vet. Por po të shohësh janë 4-5 kandidatë që po përgatiten nga qeveria me stafet e tyre.

Ne e kemi të qartë kush do të jetë kryeministri i radhës dhe nuk ka asnjë dilemë për këtë.