HomeAktualitetDebat

Kryemadhi: Të heqim duart e Ramës nga xhepi i shqiptarëve. Kemi duart tona

Kryemadhi: Të heqim duart e Ramës nga xhepi i shqiptarëve. Kemi duart tona

Monika Kryemadhi, kryetarja e LSI-së i ka bërë thirrje të gjithë shqiptarëve për mosbindje ndaj  pagesave të taksave dhe tarifave.

Kryemadhi, fill pas mbarimit të mbledhjes mes PD-së dhe LSI-së tha se vetëm në këtë mënyrë do të hiqet dora e Ramës nga xhepat e shqiptarëve

“Mosbindja qytetare për taksat do të thotë të heqësh dorën e Ramës nga xhepi i shqiptarëve, do të thotë të heqësh litarin nga qafa e qytetarëve.

Duke u mbyllur gojën mediave dhe të varfërve, Rama po instalon diktaturën e drogës. 23 të burgosur janë heronj, që na dhanë mësim edhe ne opozitës.

Rama me fjalor rrugaçi i fyeu, gjë që deri më sot nuk ka guxuar kush ta bëjë për shqiptarët”, u shpreh Monika Kryemadhi.