HomeAktualitetDebat

Kryemadhi uron ditëlindjen e LSI së “vdekur” me videon e Metës së LRI-së së “lindur”: Aty ku rrëzoheshim ngriheshim me dinjitet

Kryemadhi uron ditëlindjen e LSI së “vdekur” me videon e Metës së LRI-së së “lindur”: Aty ku rrëzoheshim ngriheshim me dinjitet

Monika Kryemadhi ka përcjellë një urim për 21-vjetorin e krijimit të partisë që themeloi së bashku me Ilir Metën.

Në një postim në rrjetet sociale, ajo ka zgjedhur të publikojë një video-mesazh së bashku me ish-kreun e kësaj force politike, Ilir Meta, duke e shoqëruar me fjalë mirënjohjeje për rrugëtimin politik.

“21 vite nga një iniciativë e guximshme, e lirë dhe e sinqertë. Qindra e mijëra të rinj e të reja besuan dhe kontribuan për një realitet të ri dhe të vërtetë. Sfidat e panumërta, betejat e fituara edhe aty ku rrëzoheshim ngriheshim me dinjitet. Urime ditëlindjen LSI-sta”, shkruan Kryemadhi.

https://www.cdnimpuls.com/video/68bc652a5c401.mp4