HomeAktualitetDebat

Kryeministri i Gërdecit po flet përçart për kontrollin e pandemisë. Ka rënë në delir të thellë, e kanë lënë ment’ e kokës

Kryeministri i Gërdecit po flet përçart për kontrollin e pandemisë. Ka rënë në delir të thellë, e kanë lënë ment’ e kokës

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka reaguar pas akuzave të ish kryeministrit Sali Berisha për situatën e Covid-19 në vend.

Në një shënim në facebook, Spiropali shkruan se doktori i falimentuar po flet përçart për kontrollin e pandemisë, spitalet, vdekjet, shtrimet, statistikat, testet, masat parandaluese.

“Doktori i falimentuar po flet përçart për kontrollin e pandemisë, spitalet, vdekjet, shtrimet, statistikat, testet, masat parandaluese.

S’di se ç’flet. Ka rënë në delir të thellë. Ka humbur çdo vetëkontroll dhe çdo lidhje me realitetin.

Kryeministri i Gërdecit, i panikosur nga humbja e afërt e vetes dhe e zhganit që e rrethon, sikur flet nga ndonjë planet tjetër.

Vrasësi i 21 Janarit po e ngatërron Aritmetikën më keq se pupaci i vet.

Don Kishotin e Tranzicionit e kanë lënë ment’ e kokës.

Frikacaku i pashërueshëm s’po sheh nga sytë, s’po dëgjon nga veshët.

Mos u merrni me humbësin e çakërdisur.

Mbani maskën!

Ruani distancën!

Së bashku do fitojmë!”- shkruan Spiropali. (TemA)