HomeAktualitetDebat

Kryeministri Rama jep lajmin e mirë për vendin: Ky është një tjetër hap i rëndësishëm!

Kryeministri Rama jep lajmin e mirë për vendin: Ky është një tjetër hap i rëndësishëm!

Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë hedhur sot një hap rëndësishëm drejt zbatimit të nismës strategjike të Shengenit Ballkanik.

“Ministrat e Bujqësisë të të dy vendeve nënshkruan në Strugë Marrëveshjen për Menaxhimin e Përbashkët të Qëndrueshëm të Peshkimit në Liqenin e Ohrit dhe Prespës së Madhe. Të dy vendet do të ngrenë struktura të përbashkëta për menaxhimin e këtij ekosistemi të jashtëzakonshëm dhe shumë të rëndësishëm për gjithë Europën”, shkruan Rama.

Postimi i Ramës

Pas nënshkrimit të marrëveshjes për njohjen e çertifikatave fitosanitare për qarkullimin e produkteve bujqësore pa barriera, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut hedhin një tjetër hap të rëndësishëm drejt zbatimit të nismës strategjike të Shengenit Ballkanik për zhvillimin e rajonit tonë.

Ministrat e Bujqësisë të të dy vendeve nënshkruan në Strugë Marrëveshjen për Menaxhimin e Përbashkët të Qëndrueshëm të Peshkimit në Liqenin e Ohrit dhe Prespës së Madhe. Të dy vendet do të ngrenë struktura të përbashkëta për menaxhimin e këtij ekosistemi të jashtëzakonshëm dhe shumë të rëndësishëm për gjithë Europën.

Vetëm në këtë vit Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural hodhi në liqenin e Ohrit 1.6 milionë rasate korani. Pasurimi i liqenit me gjallesa është i rëndësishëm, por duhet shoqëruar patjetër edhe me shfrytëzim të përgjegjshëm të kësaj pasurie, që është gjithashtu edhe pjesë e trashëgimisë botërore të UNESCO-s.