HomeAktualitetDiaspora

Kryeministri Rama jep lajmin fantastik për Kosovën: Sillni mjekët e spitaleve Covid, t’i vaksinojmë që nesër në Kukës

Kryeministri Rama jep lajmin fantastik për Kosovën: Sillni mjekët e spitaleve Covid, t’i vaksinojmë që nesër në Kukës

Kryeministri Rama u shpreh se nesër do të nisë menjëherë vaksinimi i mësuesve dhe pedagogëve.

Ai tha se jemi gati nga dita e nesërme të organizohemi së bashku me Kosovën për tu dhënë mundësi mjekëve dhe infermierëve të spitaleve Covid

“Nesër ne do nisim menjëherë vaksinimin e mësuesve dhe pedagogëve. Do ta shtrijmë në të gjithë vendin procesin e vaksinimit në shkolla. Shpresojmë të vijnë shumë shpejt sasi më të mëdha. Në muajin prill presim nga Astrazeneca edhe 60 mijë doza të tjera.

Jemi gati nga dita e nesërme të organizohemi së bashku me Kosovën për tu dhënë mundësi mjekëve dhe infermierëve të spitaleve Covid, duke filluar me atë të Prishtinës, i presim në Kukës. Nuk besoj të ketë mungesë dëshira nga ta. Edhe në Kosovë duhet të thyhet kjo mungesë e tmerrshme e dozës së parë. Më pas edhe Kosova do të ketë dozat e saj”, tha Rama.