HomeAktualitetKryesore

Kryeministri Rama ka një mesazh për opozitën: “Dhe do të vijë heshtja”!

Kryeministri Rama ka një mesazh për opozitën: “Dhe do të vijë heshtja”!

Pak orë para protestës së opozitës së bashkuar sonte në orën 20:00, kryeministri Edi Rama ka përcjellë një mesazh me fjalët e Migjenit, duke iu thënë se çdo vikamë fillon e mbaron me heshtje dhe pastaj nis puna.

Rama shkruan:

“Në varrimin e idhujve të vjetër kumbonat kanë për të plasë së ramit, minaret kanë për të thye kurrizin së faluni dhe zhrecvet do t’u këputen telat e fytit së kënduari.

Dhe do të vijë heshtja. Se çdo vikamë fillon e mbaron me heshtje. Mbasandaj do të fillojë puna. “Idhuj pa krena” –Migjeni”.