Kryeministri, Edi Rama, i ka dalë në mbrojtje drejtoreshës së AKSHIT, Mirlinda Karçanaj, për të cilën SPAK ka caktuar masën ‘arrest shtëpie’ për akuzën e shkeljes së barazive në tendera.
Në konferencën e fundit për mediat për këtë vit, Rama tha se gëzon respekt maksimal për drejtoreshën e AKSHI-t, pasi sipas tij, ka strukturuar këtë institucion.
Kryemnistri tha se ajo jeton në një shtëpi me qira.
“Kjo është pjesë e hetimeve. Nuk kam dijeni për këtë dhe nuk mund të bëj asnjë koment për gjysmë të vërtetat që dalin lart e poshtë.
Është proces, do bëhen hetime. Në krye të skuadrës së AKSHIT është një grua që ka respektin e padiskutueshëm.
Linda Karçajan, që ka një masë sigurie, me një shtëpi me qira ku jeton, pasi më parë jetonte në një shtëpi të postkomunizmit në banesën e prindërve të saj.
E njoh prej 20 vitesh dhe ka respektimin tim”, tha Rama.

