HomeAktualitetKryesore

Kryeministri Rama prezanton projektin e rëndësishëm: “Më e larta në botë”/ video

Kryeministri Rama prezanton projektin e rëndësishëm: “Më e larta në botë”/ video

Kryeministri Edi Rama po inspekton sot HEC-in e Moglicës, i cili është një ndër projektet më të mëdha hidroenergjetike të Devollit.

Gjithashtu kjo është një ndër digat më të larta në botë dhe shënon një zhvillim të rëndësishëm në fuqizimin e sistemit elektro-energjitë në Shqipëri.

Gjithashtu Rama premton se pas këtij projekti shumë shpejt do të vijojë ai i Skavicës, e cila do të ndërtohet vitin e ardhshëm.

“HEC Moglica, hidrocentrali më i madh në projektin Hidroenergjetik të Devollit, nis aktivitetin tregtar duke shënuar kështu një tjetër zhvillim të rëndësishëm në fuqizimin e sistemit elektro-energjetik në Shqipëri.

Diga e Moglicës, me një lartësi prej rreth 167 metra, është një nga më të lartat në botë në llojin e vet. Fuqizimi i mëtejshëm i sistemit shqiptar të energjisë do të vijojë me Skavicën, vepra madhore e mbetur në sirtar prej më shumë se gjysëm shekulli, e cila do të nisë të ndërtohet vitin e ardhshëm pas përfundimit këtë vit të projektit të detajuar inxhinierik”, bën të ditur kryeministri Rama.