HomeAktualitetKryesore

Kryeministri Rama reagon për grabitjen në Rinas: Shteti do marrë në kontroll sigurinë

Kryeministri Rama reagon për grabitjen në Rinas: Shteti do marrë në kontroll sigurinë

Kryeminsitri Rama ka reaguar një ditë pas vjedhjes në Rinas, ku ashtu si edhe zyrtarët e tjerë shtetërorë, fajin e sheh te kompania konçensionare.

Në këto kushte, ai ka paralajmëruar se shteti do marrë në dorë kontrollin e perimetrit të jashtëm dhe të sigurisë.

“Kompania kineze që bleu aeroportin nga e mëparshmja, dështoi po njësoj në garantimin e sigurisë në brendësi të aeroportit.

Shteti shqiptar s’do pranojë asnjë justifikim nga kompania, po do marrë kontrollin e perimetrit të jashtëm e të sigurisë së brendshme. Respekt për policinë që sulmohet veshëgjatësisht”, shkruan Rama në Tuitter.

Duket se institucionet kanë nisur një “luftë” hedhjeje topi për përgjegjësitë.