HomeAktualitetDebat

Kryeministria u përgjigjet minatorëve: Angazhim maksimal, po punojmë për të gjetur zgjidhjen!

Kryeministria u përgjigjet minatorëve: Angazhim maksimal, po punojmë për të gjetur zgjidhjen!

“Komunikimi me përfaqësuesit e minatorëve vazhdon, njësoj siç vazhdon puna për gjetjen e një zgjidhje të qëndrueshme dhe përfundimtare”.

Kështu deklaroi sot, Endri Fuga, Drejtor i Komunikimit në Kryeministri, duke folur për diskutimet që po zhvillohen për statusin e minatorëve.

Ai konfirmoi se, angazhimi i kryeministrit është maksimal.

Qeveria po harton një status të veçantë për punonjësit e industrisë së minierave.