HomeAktualitetKryesore

Kryepeshkopi Anastas Janullatos pësoi atak kardiak, vjen reagimi i parë nga Meta i ekzaltuar dhe krenar për gjithçka që Anastasi ka bërë

Kryepeshkopi Anastas Janullatos pësoi atak kardiak, vjen reagimi i parë nga Meta i ekzaltuar dhe krenar për gjithçka që Anastasi ka bërë

Pasditen e së premtes, kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe i gjithë Shqipërisë, Anastasi, u shtrua në spital, për shkak të shqetësimeve kardiake, por tashmë gjendja e tij është e mirë.

Për këtë ka reaguar edhe Meta me një postim në rrjetet sociale:

“Duke i shprehur urimet e mia më të mira e të përzemërta për shëndet të plotë dhe jetë të gjatë Kryepeshkopit të Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Anastas Janullatos, ndaj kënaqësinë që pas ndërhyrjes angioplastike shëndeti i Tij paraqitet i kënaqshëm.

I uroj Kryepeshkopit Anastas rikthim sa më të shpejtë në krye të detyrës së Tij tepër të rëndësishme.

Një falenderim të veçantë për të gjithë mjekët dhe personelin shëndetësor të cilët u kujdesën që çdo gjë të shkonte mirë.

Krenar për rolin e çmuar të Fortlumturisë së Tij dhe Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë në veçanti, për forcimin e harmonisë ndërfetare, kësaj vlere kombëtare dhe modeli unik për mbarë botën”.