HomeSport

Kryeqyteti i Moldavisë do të vishet kuq e zi, 200 shqiptarë nga Suedia në mbështetje të Kombëtares

Kryeqyteti i Moldavisë do të vishet kuq e zi, 200 shqiptarë nga Suedia në mbështetje të Kombëtares

Kilometrat janë të papërfilshme kur bëhet fjalë për Kombëtaren. Tifozë nga anë e mbanë botës, udhëtojë për të përkrahur djemtë kuq e zinj, që janë një hap larg zyrtarizimit të pjesëmarrjes në Kampionatin Europian.

Mësohet se drejt Kishinaut, së fundmi janë nisur një grup prej rreth 40 emigrantë shqiptarë që jetojnë e punojnë në Suedi.

Bëhet me dije se rreth orës 22:00, ata janë nisur nga Stokholmi për në Bukuresht dhe më pas nga kryeqyteti rumun do të udhëtojnë me autobuz drejt kryeqytetit të Moldavisë, për të ndjekur në stadium, “finalen” Moldavi-Shqipëri, me shpresën se kuqezinjtë e Silvinjos, do të sigurojnë matematikisht kualifikimin.

Sipas emigrantit Kastriot Idrizi që jeton e punon në Stokholm do të jenë 200 shqiptarë nga Suedia në stadiumin ‘Zimbru’.