HomeAktualitetKryesore

Kryesia e PD-së/ Murrizi: Bëjnë cërr cërr pas fustanit të Bashës

Kryesia e PD-së/ Murrizi: Bëjnë cërr cërr pas fustanit të Bashës

Deputeti i opozitës së re Myslym Murrizi, deklaroi se nuk dëgjon asnjë nga ata që thonë se ai nuk është demokrat.

I ftuar në emisionin “Kjo javë” në televizionin “Neës 24”, Murrizi tha se askush nuk mund ta gjykojë, pasi janë të gjithë bij komunistash.

“Që të jem i sinqertë nuk kam dëgjuar asnjë bilbilush nga ato rrugorët që të thonë se Myslim Murrizi nuk është demokrat. Të jem apo jo demokrat nuk e vlerëson asnjë nga këto që bëjnë cërr cërr cërr pas fustanit të Bashës.

Askush nuk mund të gjykojë Murrizin nga këto bilbilushat që janë pjellë e komunizmit.

Kush mund ta gjykojë Myslim Murrizin? Sahit Dollapi? Oerdi? Ivi që janë të gjithë bij komunistash”,- tha Murrizi. /CNA.al