HomeAktualitet

Kryetari i Komisionit të Prokurimit Publik ose “xhuxhi i tenderave” thirret në SPAK

Kryetari i Komisionit të Prokurimit Publik ose  “xhuxhi i tenderave” thirret në SPAK

Kryetari i Komisionit të Prokurimit Publik KPP, Jonaid Myzyri, është paraqitur mëngjesin e kësaj të marte në Prokurorinë e Posaçme.

Myzir është marrë në pyetje nga organi i akuzës për rreth dy orë. Në daljen e tij nga SPAK kreu i KPP ka refuzuar të japë një deklaratë për media, apo përgjigje mbi arsyet pse u thirr në Prokurorinë e Posaçme.

Burime bëjnë me dije se ai u thirr nga SPAK mbi disa tendera të anuluar dhe konfirmuar nga KPP.