HomeAktualitetDebat

Kryetarit i PD-së së Kurbinit bëhet ‘lëmsh’, falenderon Lindita Nikollën në takimin e Bashës

Kryetarit i PD-së së Kurbinit bëhet ‘lëmsh’, falenderon Lindita Nikollën në takimin e Bashës

Ditën e sotme Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka qenë në një takim me mbështetësit e tij në Kurbin. Por në momentin kur Basha po hynte në sallën e mitingut, kryetari i PD-së në Kurbin është bërë pretagonist i një episodi që shkaktoi të qeshura tek të pranishmit.

Behar Haxhia ka falenderuar ish-ministren e Arsimit, Lindita Nikolla në vend të ish-deputetes së PD-së në Lezhë, Lindita Metali.

“Më lejoni edhe pak se jam kurbinas. Përshëndes edhe deputetet e qarkut, Anton Frrokun, Lindita Nikollin…. Lindita Metalinë….A e thash vetë….”, ka thënë Haxhia, ndërsa nga salla janë dëgjuar të qeshura./ Shqiptarja.com