HomeAktualitetKryesore

Kryetarja e KLGJ-së bëhet konfuze në kuvend/ “Se lexoj dot, kush e ka shkruar”, ndërhyn Ruçi: Ralf ti je? Flisni kush e ka bërë.., ti?

Kryetarja e KLGJ-së bëhet konfuze në kuvend/ “Se lexoj dot, kush e ka shkruar”, ndërhyn Ruçi: Ralf ti je? Flisni kush e ka bërë.., ti?

Kryetarja e Këshillit të Lartë Gjyqësor, Naureda Llagami pasi lexoi raportin për vitin 2019, iu përgjigj edhe pyetjes së një deputeti, i cili kërkonte informacion për ryshfetin në drejtësi. Llagami hezitoi për dy-tri sekonda të përgjigjej, pasi nuk kuptonte shkrimin e dorës së deputetit dhe emrin e tij.

Këtu i erdhi në ndihmë Ruçi, dhe pas ndërhyrjes së tij u zbulua se shkrimi “alla-doktor”, ishte i deputetit të opozitës së re, Zef Shtjefni.

REPLIKAT NË KUVEND:

Naureda Llagami: Po lexoj pyetjen që më është bërë nga një deputet. Por nuk e dalloj dot kush e ka shkruar. “Gjyqet në Shqipëri po mbyllen sërish me para, çfarë keni vendosur ju të bëni dhe cili është roli juaj”?

Gramoz Ruçi: Cili deputet e ka bërë këtë pyetje? Ralf Gjoni?

Naureda Llagami: Jo, nuk e di, nuk e lexoj dot këtu.

Gramoz Ruçi: Flisni, kush e ka bërë pyetjen, ti? Aaaa. e ka bërë deputeti Zef Shtjefni.

Naureda Llagami: Dakord në rregull. Atëherë KLGj po bashkëpunon ngushësisht për këtë çështje edhe me ILD-në, (Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë), dhe kemi marrë masat për çdo rast të evidentuar.