HomeAktualitet

Kryetarja e “lëneshave gjermane” Doris Pack: Mbështes PD-në për djegien e mandateve, ndjehet e turpëruar si e pacipë

Kryetarja e “lëneshave  gjermane” Doris Pack: Mbështes PD-në për djegien e mandateve, ndjehet e turpëruar si e pacipë

Doris Pack një ish deputete sot kryetarja e grave të CDU ka thënë pas takimit me disa gra, se mbështet vendimin e Partisë Demokratike për djegien e mandateve.

Ajo ndërkohë ka sulmuar ambasadorët e Perëndimit në Tiranë, pasi sipas saj, ata mbyllin sytë përballë gjendjes reale në Shqipëri.

“E përshendes dhe e mirëkuptoj këtë vendim të marrë në kushtet e shkeljes së të drejtave kushtetuese edhe të opozitës, në mungesë të gjykatës kushtetuese, në mungesë të mundësisë së apelimit të çdo lloj vendimi, sepse gjykatat nuk funksionojnë.

Kjo është e rëndësishme, sepse ambasadorët e vendeve të BE dhe përfaqësuesit e Parlamentit Europian po mbyllin sytë përballë një situate tejet problematike dhe të pashpresë, e cila ka ndikuar edhe për rritjen e numrit të emigrantëve nga Shqipëria në vendet tona.

Kjo nuk është çështje e një partie në Shqipëri, por është çështje e të drejtave të njeriut, të qytetarëve që janë krejtësisht të neglizhuar nga qeveria e Ramës.

Ndaj, ju lutem merreni këtë informacion dhe në mënyrë që çdo kush të kuptojë çfarë ndodh në Shqipëri”, tha Doris Pack, e cila theksoi se ndjehet e turpëruar nga ambasadorët që heshtin dhe nuk përcjellin informacionin në Ministritë e tyre të jashtme, e nuk flasin për realitetitn në Shqipëri.

“Shqipëria ndodhet në listat e zeza për transportin dhe prodhimin e drogërave, krimit të organizuar dhe pastrimit të parave, nuk është bërë asnjë hap para në plotësismin e kushteve për anëtarësimin në BE.

Unë kam dyshimet e mia që negociata nuk do të hapen as këtë vit për Shqipqërinë. Duhet të ndihmojmë Shqipëinë, një vend shumë i bukur, me njerëz të mirë e që e dua shumë”, vijoi ajo.

Ky është fjalimi i leneshës PAck që nuk i lë asgjë mangut karrigehumbësave dhe ish drejtuesve të opozitës kriminale shqiptare akoma të pa gjykuar dhe dënuar.