HomeNostalgji

Kthimi në Tiranë përlot këngëtaren Merita Halili: Sa herë shoh vajzën të këndojë më kujtohen…

Kthimi në Tiranë përlot këngëtaren Merita Halili: Sa herë shoh vajzën të këndojë më kujtohen…

Këngëtarja e njohur shqiptare Merita Halili, bashkë me të shoqin dhe vajzën e tyre të vogël Rean ishte ftuar në një TV.

Rea duket se po ndjek gjurmët e së ëmës, pasi ka trashëguar talentin për të kënduar muzikën popullore qytetare shqiptare edhe pse ka vendosur që studimet t’i mbarojë për jazz.

E pikërisht ky moment e përloti Meritën, e cila kujtoi kohët kur vetë ishte e re dhe prindërit shkonin për ta parë teksa këndonte.

“U emocionova sepse babai dhe nëna kur kanë ardhur në recitalin e parë, kam qenë 16 vjeç, më thoshte mami që babi kishte shumë emocione kur më shihte mua.

Ndërkohë unë përjetoj Rean me atë sensin e kritikës, si do këndojë a është e intonuar. Por ardhja në Tiranë më kujton gjithnjë prindërit që nuk jetojnë më”, tha mes lotësh ajo.