HomeAktualitetDebat

Ku i gjen Saliu dhe Dasho i Lazaratit këta?! Qytetari që i thoshte Berishës “Nder i Kombit”, protestonte kohë më parë për vrasjen e Konstantino Kacifas në Bularat

Ku i gjen Saliu dhe Dasho i Lazaratit këta?! Qytetari që i thoshte Berishës “Nder i Kombit”, protestonte kohë më parë për vrasjen e Konstantino Kacifas në Bularat

Berisha ka mbajtur “Foltoren” në qytetin e Vlorës, ku u prit nga qindra qytetarë të gjitha llojve nga ata të Dasho Alikos te ato të Dashit të Havasë deri labët e Bujar Leskaj si komunist i persekutuar nga Kurveleshi.

Ashtu si në çdo foltore tjetër, fjalën e morën edhe qytetarët, të cilët nuk i kursyen lëvdatat për liderin historik të demokratëve.

Gazetari Mero Baze ka publikuar fotot e një prej qytetarëve që folën ditën e sotme, ku shihet se ai është një nga personat që protestuan për vrasjen e ekstremistit grek në Bularat, Konstantinos Kacifas.

“Mendova ku i gjen gjithë këta patriotë Doktori në takime. Tani e kuptova ku e ka suksesin. Merr dhe patriotë grekë në takime. Ai burri që i thosbte je nder i kombit është ky që çjerr faqet në Bularat”, shkruan gazetari.