HomeAktualitetKryesore

Ku janë protestuesit që futën kokën tek shkopi i policit?! Në spital vetëm policë të plagosur

Ku janë protestuesit që futën kokën tek shkopi i policit?! Në spital vetëm policë të plagosur

Lulzim Basha, Sali Berisha Monika Kryemadhi vunë alarmin bile deri në Europë sepse sipas Lulit Europa ishte aty, duke e ndjekur “lëvizjen babale” për dhunimin e protestuesve dhe gazetarëve, që nëse ka patur, duhet ta ken futur kokën vetë tek shkopi i policit.

Por sipas informacioneve   në spital nuk ka asnjë protestues të lënduar por gjashtë efektivë të forcave të rendit.

Policët kanë lëndime në kurriz, këmbë dhe pjesët e tjera të trupit nga shtyrja e protestuesve në momentet e tensionimit të situatës me simpatizantët e PD dhe LSI.  Në spitalin e Traumës ishte i pranishëm edhe  Lulzim Basha që bëri shfaqjen e radhës vizitoi të gjakosurin Kasmi,Kryeredaktorin e ‘RD’ të gërvishtur por nuk u u ndal  tek policët, që u lënduan pikërisht nga shtyrja e protestuesve të opozitës./Ekskluzive.al