HomeAktualitetKryesore

“Kujt i’a kërkon luftën?”?! Moderatori sherr me Kujtim Gjuzin: O provokator i Sandër Lleshajt!

“Kujt i’a kërkon luftën?”?! Moderatori sherr me Kujtim Gjuzin: O provokator i Sandër Lleshajt!

Moderatori Kastriot Myftaraj u përplas me deputetin Kujtim Gjuzi të cilin e quajti edhe provokator të ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj.

Përplasja erdhi si pasojë e deklaratës së Myftarajt, i cili u shpreh se Lufta civile garanton votën

Debati në studio:

Iljazaj: Gjykoj që është interes publik qeveria tranziore të formohet dhe të garantojë kushte të barabarta…

Myftaraj: E garanton lufta civile.

Gjuzi: Jo, jo, jo. Çështë kjo luftë civile, kujt i kërkon luftë civile.

Myftaraj: Nuk po kërkoj luftë civile, o provokator i Sandër Lleshajt. Mos provoko. E thash në kuptimin që lufta civile është frika e saj që i bën që në të tërë Evropën mos vidhen votat. Se Europa ka kaluar luftra civile për votën e lirë. Fatkeqsia jonë është që ne nuk kemi bërë revolucione për votën.

Gjuzi: Kemi bërë revolucione për votën, i ke 4 të vdekur në bulevard.