HomeAktualitet

“Kur do të bëhemi pjesë e BE-së?”, Rama i përgjigjet gazetares: Kur mjekra ime të bëhet më e gjatë se flokët e tua

“Kur do të bëhemi pjesë e BE-së?”, Rama i përgjigjet gazetares: Kur mjekra ime të bëhet më e gjatë se flokët e tua

Kryeministri Edi Rama tha se në kohën kur ka dalë në rrugë për të kërkuar Shqipërinë si gjithë Europa, i kisha të gjitha flokët.

“Në kohën kur unë kam dalë në rrugë për të kërkuar Shqipërinë si gjithë Europa, i kisha të gjitha flokët dhe kam parasysh nëse do lë mjekrën që ta dëshmoj, do të bëhet më e gajtë se flokët e tua derisa ta plotësojme dëshirën dhe të bëhemi pjesë e saj.

Ky është një rrugëtim siç ishte kur ke lindur ti. Shumë gjëra do të ndryshojnë. Trashgimia jonë është shumë e rëndë.

Kemi pasur dy ndërpreje të mëdha. Ka të gjitha mundimet e veta. Do t’ia bëjmë yzmetin.

Një gjë është e sigurt ti do të votosh për Parlamentin Europian në Shqipëri padyshim. Do votoj dhe unë”, tha Rama.