HomeAktualitet

Kur Paloku bënë rrugaçin e fortë në komision : Legen, mos na trego ne gjuhën shqipe

Kur Paloku bënë rrugaçin e fortë në komision : Legen, mos na trego ne gjuhën shqipe

Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, ka qenë sot në Komisionin e Jashtëm, për të raportuar mbi nisjen e negociatave me Greqinë për çështjen e kufirit detar.

Por, ndërkohë që Bushati jepte shpjegime, Edi Paloka ka replikuar duke e kthyer raportimin, në një sherr rrugësh.

“Nuk lëshon presidenti plotfuqishmëri, edhe ai i shkreti e dinte gabim dhe sot thotë ‘lëshoj autorizim’. Në kërkesën që i kemi nisur presidentit janë të përcaktuara qartë emrat, CV-të e tyre.Në momentin që do japë autorizimin për këtë gjë, më pas akti i plotfuqishmërisë që lëshohet nga ministri i Jashtëm do të përfshihen të gjitha çështjet që shtrohen”, tha Bushati, që më pas është sulmuar nga Paloka.

Debati

Bushati: Se kuptoj pse duhen këto dy pikëpyetje. Kjo është abc-ja në sistemin arsimor se si të mos prodhojmë letra të tilla.

Paloka: Ajo jane.. bordellot e brazilianit.

Nard Ndoka: Ke harruar nje presje.

Paloka: Ka harruar kllapën.. Por do ja tregojme pastaj..Kur të shkoni në bordellot e Brazilit fol kështu. Legen. Mos na trego në gjuhën shqipe

Bushati: Kërkoj të mbani qëndrim për këta eksponentë. Zërin mos e ngrini, ju kërkoj të mbani qëndrim për epitetet që përdorët. Unë jam i qetë. Tre gjerave nuk kam ça ti bëj; Egos, paranojës dhe Saliut…f.f