HomeLifestyle

Kur ra Faja prej fikut, a u vra?! Pyetjet pikante të “gazetarëve të vegjël” për Sinan Hoxhën

Kur ra Faja prej fikut, a u vra?! Pyetjet pikante të “gazetarëve të vegjël” për Sinan Hoxhën

Sinan Hoxha, përveçse një prej këngëtarëve më të njohur në Shqipëri, njihet edhe për natyrën e tij të çiltër dhe përgjigjet e drejtpërdrejta që jep në ekran.

Këtë të hënë ai iu është përgjigjur pyetjeve të fëmijëve “Në Kurthin e Piter Pan”, mes të cilave edhe atyre të Xheison Baftit.

Xheison:A e ke thirrur më ambulancën, apo tani zemra jote nuk sëmuret sepse ke Andrën?

Sinan Hoxha:Në fakt, kur e bëra këngën nuk kisha parasysh në të vërtetë ambulancën që të më vinte në momente të caktuara, por ashtu e kishte menduar tekstshkruesi. Tani kur e mendoj faktikisht nuk e thërras më sepse Andra është gjithmonë aty.

Xheison:Kur ra Faja prej fikut, a u vra?

Sinan Hoxha:Jo, nuk u vra… ra edhe nga moni dhe nuk u vra, është mirë Faja.

Xheison:Çfarë e ke Enver Hoxhën?

Sinan Hoxha:Xheison ti i ke këto pyetjet me spec kështu…. Enver Hoxhën nuk e kam gjë, por nipin e tij e kam shok.